Meta: Berisha dhe Rama duhet të votojnë tre ligjet

0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, tha se Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të votojnë tre ligjet e mbetura pezull, në mënyre që vendi të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në Kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë Rregulloren  e Parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria”, deklaroi z. Meta

Duke vazhduar më tej në fjalën e tij, kreu i LSI-së tha se nëse këto tre ligje nuk votohen, atëherë përgjegjësia për dështimin e marrjes së statusit do bjerë mbi Parlamentin.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here