Meta: Amerikanët nuk pranojnë heqjen e vizave

Meta: Amerikanët nuk pranojnë heqjen e vizave

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit ka komentuar premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA-të. “Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej tre javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi që

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit ka komentuar premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA-të.

“Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej tre javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator në parlamentin e ri. Berisha bën sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis dhe vazhdon me atë referimin e tij të vjetër hajde votoni se unë tre ligjet i kam këtu”, tha Meta.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht se ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA-në për arsye sepse përqendrimi i të gjithë pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetar të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian”, përfundon z. Meta.

/Adisa Sida/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar