Meta: Aleanca e majtë arrin 80 deputetë

Meta: Aleanca e majtë arrin 80 deputetë

Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se synimi i opozitës aktuale është të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare. Kreu i LSI-së e bëri deklaratën gjatë një takimi që zhvilloi me shefin e misionit të ODIHR-it, Kony McKormack. “Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe të fitojë me

Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se synimi i opozitës aktuale është të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare. Kreu i LSI-së e bëri deklaratën gjatë një takimi që zhvilloi me shefin e misionit të ODIHR-it, Kony McKormack. “Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe të fitojë me diferencë gati 200 mijë vota, gjë që është plotësisht e mundshme dhe e realizueshme” – tha z. Meta.

Sa i përket deklaratave të fundit mbi kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, z. Meta tha se kryeministrin do ta vendosë vota dhe Kushtetuta dhe se nuk ekziston asnjë problem në kampin opozitar sa i përket kësaj çështjeje. “Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi, gjithçka ecën në sintoni të plotë. Ndërsa për çështjen në fjalë, mendoj se është një çështje e zgjidhur, e zgjidh Kushtetuta, e zgjidh vota e qytetarëve shqiptarë”, – theksoi kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Ilir Meta u ndal edhe tek çështja e tre ligjeve e mbetur pezull prej kohësh, ku kërkoi kontributin e PD-së për miratimin e tyre.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar