Messi përgënjeshtron grindjen me Martinon

Messi përgënjeshtron grindjen me Martinon

Lionel Messi ka deklaruar se ai nuk ka ndonjë problem me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino pasi ky i fundit në pjesën e dytë ka zëvendësuar lojtarin në ndeshjen kundër Real Sociedad. Golat e shënuar nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra siguruan Barçës fitoren e gjashtë me rezultatin 4-1 ndaj Real Sociedad. Megjithatë,

Lionel Messi ka deklaruar se ai nuk ka ndonjë problem me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino pasi ky i fundit në pjesën e dytë ka zëvendësuar lojtarin në ndeshjen kundër Real Sociedad. Golat e shënuar nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra siguruan Barçës fitoren e gjashtë me rezultatin 4-1 ndaj Real Sociedad.

Megjithatë, Messi tregoi pakënaqësi të dukshme kur u zëvendësua në pjesën e dytë, por ka theksuar se ai kurrë nuk ka menduar për mosrespektim e trajnerit Martino.

“Unë nuk kam pasur si qëllim të bej asnjë gjest kur Martino më zëvendësoi. Askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet, por ne duhet ta pranojmë atë, sepse ajo është e mirë për ekipin tonë”, shkruan Messi në faqen zyrtare të tij të Facebook.

Messi më tej shkruani: ” unë nuk do të pranoj ato gënjeshtra që disa media shkruajnë në lidhje me çdo situatë që ndodh rreth meje”.

Sulmuesi ka treguar një formë shumë të mirë me Barcelonën duke shënuar 10 gola në tetë paraqitje.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar