Mësojuni fëmijëve rëndësinë e gabimit, jo ndjenjën e fajit

Mësojuni fëmijëve rëndësinë e gabimit, jo ndjenjën e fajit

Të ndierit fajtor nuk e edukon fëmijën, por e lëndon atë. Specialistët e kësaj fushe i këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes dhe të mos i bëjnë fëmijët të ndihen fajtorë. Nëse u thoni fëmijëve tuaj ‘‘më ke mërzitur’’ apo ‘‘më ke zhgënjyer’’ kjo krijon tek ata ndjenjën e fajit. Një mënyrë e tillë komunikimi lëndon

Të ndierit fajtor nuk e edukon fëmijën, por e lëndon atë. Specialistët e kësaj fushe i këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes dhe të mos i bëjnë fëmijët të ndihen fajtorë.

Nëse u thoni fëmijëve tuaj ‘‘më ke mërzitur’’ apo ‘‘më ke zhgënjyer’’ kjo krijon tek ata ndjenjën e fajit. Një mënyrë e tillë komunikimi lëndon personalitetin e fëmijës dhe mund të ketë pasoja të mëvonshme në karakterin e tij.

Mom-yelling-at-exapserated-kid

Në vend të kësaj mund të përdorni fraza si ‘‘ nuk më pëlqeu veprimi që bëre’’ apo ‘‘nuk ke vepruar mirë’’. Një gjë e tillë e vë theksin tek veprimi i fëmijës dhe jo tek karakteri i tij. Për rrjedhojë edhe fëmija mëson të mos e përsërisë gabimin.

Theksojani fëmijës rëndësinë e gabimit të bërë dhe flisni lirshëm me të. Por asnjëherë mos thoni ‘‘më mërzite’’. Mos harroni se para jush keni një fëmijë i cili nga një shprehje e tillë mund të ndihet shumë fajtor, i pavlefshëm dhe i pavlerësuar.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar