Mësojuni fëmijëve kulturën e ndërgjegjësimit

Mësojuni fëmijëve kulturën e ndërgjegjësimit

Të gjithë prindërit hasin vështirësi në ekuilibrimin e sjelljeve të fëmijëve të tyre.Dëshira  për të pasur fëmijë të sukseshëm, të lirë  si të tjerët shpeshherë i çon prindërit në gabim. Ajo çka duhet ti mësojnë prindërit fëmijëve është ndërgjegjësimi,kultura e reflektimit dhe jo liria e tepërt. Prindërit të cilët u mësojnë fëmijëve të jenë të

Të gjithë prindërit hasin vështirësi në ekuilibrimin e sjelljeve të fëmijëve të tyre.Dëshira  për të pasur fëmijë të sukseshëm, të lirë  si të tjerët shpeshherë i çon prindërit në gabim.

Ajo çka duhet ti mësojnë prindërit fëmijëve është ndërgjegjësimi,kultura e reflektimit dhe jo liria e tepërt.

Prindërit të cilët u mësojnë fëmijëve të jenë të kujdeshëm në shpenzimin e parave,në mënyrën sesi  sillen me të tjerët, në shprehjen e dëshirave, kanë rritur fëmijë që kanë kulturën e ndërgjegjësimit.

Një tregues i mirë ndaj kujdesit dhe punës së mirë të prindërve mbi fëmijën është  aftësia e fëmijës për të përballuar i vetëm vështirësitë.

Fëmijët e edukuar me ndjenjën e të qënit të varur,të ndikuar dhe bashkëpunues me të tjerët janë të kujdeshëm në sjellje dhe në marrëdhëniet shoqërore.

Për të ilustruar mund të bëjmë analogji me trafikun e makinave.Nëse jeni shoferi i një makine a mund të thoni që unë jam i pavarur dhe s’kam pse i bindem askujt ? Nëse ka një tabelë dhe tregon shpejtësinë që duhet a mund të thoni që nuk më intereson, e të vazhdoni rrugën ? Jo nuk mund të thoni.

Ashtu si jeta e trafikut është edhe bindja e fëmijëve ndaj shoqërisë dhe marredhënieve që fillon të ndërtoj.Për këtë arsye duhet pasur kujdes ndaj mënyrës sesi edukohen fëmijët.

Të parët që vuajnë pasojat e kësaj sjellje janë prindërit,e pikërisht ata duhet të jënë edukatorët  e parë dhe më të mirë të fëmijëve të  tyre.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar