Mesi tre jave jashtë fushave

0

Lionel Mesi nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për tre javë pas dëmtimit të pësuar në kofshën e djathtë.

Analizat mjekësore tregojnë se argjentinasi do të qëndrojë jashtë fushave për 15-20 ditë. Ai nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen e mesjavës që Barça luan kundër Seltikut për Ligën e Kampionëve, si dhe në dy ndeshje të kampionatit.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” kohët e fundit është dëmtuar disa herë, duke vënë në alarm drejtuesit e klubit. Pas këtij dëmtimi Mesi pritet të jetë i gatshëm në ndeshjet kundër Milanit dhe Realit.
/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here