Mesazhi i duhur nga Carlos Celdran për Ditën Botërore të Teatrit

Çdo vit, Këshilli Ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit zgjedh një personalitet teatror të shquar për të shkruar mesazhin për Ditën Botërore të Teatrit, e cila festohet që nga viti 1962 më 27 mars në mbarë botën. Për 2019, është zgjedhur Carlos Celdran nga Kuba, dramaturg, regjisor dhe profesor. Në dhënien e mesazhit ai shprehet

Çdo vit, Këshilli Ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit zgjedh një personalitet teatror të shquar për të shkruar mesazhin për Ditën Botërore të Teatrit, e cila festohet që nga viti 1962 më 27 mars në mbarë botën. Për 2019, është zgjedhur Carlos Celdran nga Kuba, dramaturg, regjisor dhe profesor.

Në dhënien e mesazhit ai shprehet se: “  ajo që do të mungojë gjithmonë është përgjigja e heshtur e publikut i cili kupton në një çast se ajo që ndodh nuk mund të përkthehet e as të gjindet jasht, se e vërteta që shpërndahet aty është një përvojë jetësore, për pak sekonda, më e tejdukshme sesa vetë jeta.duke e kthyer  kështu  punën në tetatër copëza të jetës tonë  që i përjeton për pak sekonda, por që janë më të tejdukshme se vetë jeta jonë.

Celdran e sheh teatrin si vendosje të vetes në role të ndryshme duke përsëritur rrugëtimin e tyre në histori. Në një përshkrim më të hollësishëm të ndjesisë së të qenit në teatër, ai thekson: Kur e kuptova se teatri ishte një vend më vete, një territor i madh i cili mbulon gjithë botën, një vendosmëri u ngrit brenda meje, e cila ishte gjithashtu realizimi i një lirie: nuk të duhet të shkosh larg, apo të lëvizësh nga ku je, nuk duhet të vraposh e as të ecësh vetë. Publiku është kudo që ti të jesh. I ke kolegët që të duhen përkrah teje. Aty, jashtë tënde, ke realitetin e përditshëm të errët e të padepërtueshëm. Pastaj ti punon nga ajo palëvizshmëri e dukshme për të dizajnuar rrugëtimin më të madh nga të gjithë, ta përsërisësh Odisenë, udhëtimin e Argonautëve: je një udhëtar i palëvizshëm i cili nuk ndalet së shpejtuari dendësinë dhe ngurtësinë e botës së tij reale. Rrugëtimi yt është drejt çastit, momentit, drejt takimit të papërsëritshëm me shokët e tu. Udhëtimi yt është drejt tyre, drejt zemrës së tyre, drejt subjektivitetit të tyre. Ju udhëtoni me ta, në emocionet e tyre, në memoriet e tyre të cilat ju i ngjallni dhe mobilizoni. Udhëtimi juaj është marramendës, dhe askush nuk mund ta matë apo ta heshtë atë. Asnjeri nuk mund ta njohë atë në masën e duhur, është një udhëtim përmes imagjinatës së njerëzve tu, një farë që mbillet në tokën më të largët: ndërgjegjen qytetare, etike dhe humane të spektatorëve tu.

Nga: Anisa Tufa

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar