Merkel:Të suksesshëm së bashku

Merkel:Të suksesshëm së bashku

“Të suksesshëm së bashku” ky është slogani që Kancelarja gjermane, Angela Merker, ka përzgjedhur në nisjen e fushatës për rizgjedhje , duke nënkuptuar kështu se ajo është personi i duhur për drejtimin e ekonomisë. ‘’Ne kemi parë në Europë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta.  Rritje me para të huazuara, kjo është e

“Të suksesshëm së bashku” ky është slogani që Kancelarja gjermane, Angela Merker, ka përzgjedhur në nisjen e fushatës për rizgjedhje , duke nënkuptuar kështu se ajo është personi i duhur për drejtimin e ekonomisë.

‘’Ne kemi parë në Europë se çfarë ndodh kur borxhet janë të larta.  Rritje me para të huazuara, kjo është e pamundur”, deklaroi dje Merkel nga qyteti mesjetar i Seligenstadt, pranë Frankfurtit.

Merkel vuri theksin edhe mbi disiplinën fiskale, e cila ka nxitur zemërim ndaj saj në shumë vende të Evropës Jugore. Konservatorët kristian-demokratë dhe aleatët bavarezë kanë kryesim të madh në sondazhet e opinionit.

Lufta për postin e kancelarit gjerman ka nisur, ndërkohë që më 22 shtator qytetarët gjermanë vendosin për përbërjen e parlamentit të ri.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar