Merkel në Beograd, ja çfarë kërkoi nga Vuçiç

Pasi zhvilloi vizitën e saj në Shqipëri kancelarja gjermane u nis drejt Serbisë për të vazhduar udhëtimet e saj në Ballkan. Angela Merkel në Beograd është pritur dhe është takuar me homologun e saj serb Aleksandar Vuçiç.  Të dy krerët e qeverive kanë dalë para mediave, ku Merkel ka thënë se Beogradi është treguar i

Pasi zhvilloi vizitën e saj në Shqipëri kancelarja gjermane u nis drejt Serbisë për të vazhduar udhëtimet e saj në Ballkan.

Angela Merkel në Beograd është pritur dhe është takuar me homologun e saj serb Aleksandar Vuçiç.  Të dy krerët e qeverive kanë dalë para mediave, ku Merkel ka thënë se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromis me Prishtinën. Gjithashtu, ajo ka kujtuar se vite më parë ishte e paimagjinueshme që edhe pas shumë orësh bisedime me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, të takohej me Kryeministrin e Serbisë, dhe se ky është një rast krejt i zakonshëm.

Kancelarja gjermane mbështet reformat në Serbi, të cilat tashmë kanë treguar rezultatet e para pozitive. Ajo ka falenderuar Vuçiç për nismat që ka marrë për pajtimin në rajon, si edhe për gatishmërinë për të arritur kompromisin me Prishtinën. Merkel para udhëtimit në Beograd, kishte thënë se hapja e dialogut me Prishtinën dhe ecuria e këtyre bisedimeve, është e lidhur ngushtë me integrimin e Serbisë në BE.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar