Merkato, 4 lojtarë të rinj për Kukësin

Merkato, 4 lojtarë të rinj për Kukësin

Kukësi vazhdon suksesin edhe në merkato, duke afruar katër lojtarë të rinj në skuadër. Bëhet fjalë për futbollistët Sokol Cikalleshi, Vilfor Hysa, Dritan Smajli dhe Daniel Dragoi. Smajli dhe Dragoi janë federuar tashmë dhe do të federohen edhe dy të tjerët për të qenë gati për ndeshjen e 22 gushtit me Trabzonspor. Presidenca e Kukësit

Kukësi vazhdon suksesin edhe në merkato, duke afruar katër lojtarë të rinj në skuadër. Bëhet fjalë për futbollistët Sokol Cikalleshi, Vilfor Hysa, Dritan Smajli dhe Daniel Dragoi.

Smajli dhe Dragoi janë federuar tashmë dhe do të federohen edhe dy të tjerët për të qenë gati për ndeshjen e 22 gushtit me Trabzonspor.

daniel

Presidenca e Kukësit duket entuziaste për të ardhmen dhe financuesit të gatshëm për të mbështetur skuadrën.

Objektivat e tij Kukësi i shpalosi edhe në fillim të vitit kur tha se synonte të hynte në Europa Ligë, por atëherë askush nuk i besoi kuksianët. Tashmë që kjo është bërë realitet të gjithë presin rezultatin e ndeshjes me skuadrën turke.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar