Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Mercedes-Benz shton kodet QR për të ndihmuar udhëtarët në rast aksidenti

Mercedes-Benz shton kodet QR për të ndihmuar udhëtarët në rast aksidenti

0 Komentet 🕔28.05.2013 - 09:46

Barkodet me katrorë bardhezi të cilët përdoren gjerësisht nga një sërë produktesh, do të përdoren edhe nga kompania e automobilave Mercedes-Benz. Arsyeja kryesore është për t’ju ardhur në ndihmë udhëtarëve në raste aksidentesh.

Barkodi do të jetë i vendosur në shumë pjesë të makinës. Kjo bën të mundur që në rast aksidenti të kemi mundësi të gjejmë sa më shpejt kodet QR. Kompania tha se ka hequr dorë nga patenta e produktit dhe do të jetë falas për të gjithë llojet e telefonave Smartphone.

Përdoruesit e smartphonëve mjafton t’i bëjnë një foto barkodit dhe do të marrin informacione të detajuara për makinën. Në këto informacione tregohet se si mund të hapen dyert në rast se doreza hapëse nuk funksionon, si të bllokohen tubat që nafta mos të shkoj në motorr dhe shumë mënyra për të nxjerrë udhëtarët sa më shpejt nga makina.

_67836552_qr

_67836553_merc

Përveç kësaj, në një të ardhme të afërt Mercedes-Benz pretendon të sjellë sistemin eCall. Ky sistem telefonon urgjencën kur ndodh aksidenti edhe në rast se shoferi është pa ndjenja. Ky informacion mund të shpëtojë jetë. Në të tilla raste koha është shumë me vlerë. Një informacion sa më i shpejtë mund të jetë shumë frytdhënës.

/Ejup Lila/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr