Menaxhimi i mbetjeve, gjoba deri në 15 milionë lekë

Menaxhimi i mbetjeve, gjoba deri në 15 milionë lekë

Kuvendi i Shqipërisë më 22 shtator të vitit 2011 ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe dispozitat zbatuese. Ekspertët pohojnë se ligji në Shqipëri ekziston, por problem është zbatimi i tij, pasi kjo është mënyra e vetme për të penguar abuzuesit. Vajrat e përdorur,

Kuvendi i Shqipërisë më 22 shtator të vitit 2011 ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe dispozitat zbatuese. Ekspertët pohojnë se ligji në Shqipëri ekziston, por problem është zbatimi i tij, pasi kjo është mënyra e vetme për të penguar abuzuesit.

Vajrat e përdorur, sipas nenit 27 të këtij ligji, duhet të grupohen në mënyrë të diferencuar dhe subjektet që merren me grumbullimin dhe riciklimin e tyre duhet të kenë lejë mjedisore.

Në baze të këtij neni, ligji sanksionon gjoba të rënda për subjektet apo individët që trajtojnë vajrat e përdorur pa leje mjedisore. Për këtë gjoba vijon nga 1 milion lekë deri në 1.5 milionë lekë të reja, ose 15 milion lekë të vjetra.

Krahasuar kjo shifër me vendet e Bashkimit Evropian është dy herë e gjysmë më shumë nga sa ndëshkohet një subjekt në këto vende.

Neni 61 në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndalon kategorikisht hedhjen apo groposjen e të gjithë llojeve të mbetjeve në ambiente publike, në parcela e toka bujqësore, si dhe djegien dhe asgjësimin e tyre.

Problem i vetëm qëndron tek aftësia vepruese ndëshkuese dhe tek iniciativa e këtij institucioni për të vepruar në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar