Mehmeti: Të mësojmë leksionin e demokracisë nga Shqipëria

0

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti e ka cilësuar  si akt të lartë moral dorëheqjen e Sali Berishës. Sipas Mehmetit, politikanët shqiptarë  në Maqedoni duhet ta mësojnë leksionin që na vjen sot nga Shqipëria.
“Në kohëra të dekadencave të rënda politike, kur duket se nuk dimë fort mirë të dallojmë shapin nga sheqeri, kur vija ndarëse mes idealeve dhe interesave konjukturale në veprimin politik duket se është zbehur shumë, vendimet e këtilla politike na vijnë si një apel dhe përkujtim se politikanët nuk janë pushtetarë të përhershëm. Por ama, si demokratë të vërtetë, ata janë shërbyes të përhershëm të vullnetit të sovranit! Uroj që të gjithë ta mësojmë leksionin e demokracisë që na vjen sot nga Shqipëria”, theksoi Mehmeti .

Mehmeti është shprehur se dorëheqja e z. Sali Berisha nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, është  një shembull i mirë se çfarë duhet të bëjë një lider pasi të ketë dëgjuar verdiktin e popullit.
Sipas saj, lideri i demokratëve gjithmonë u ka dhënë mbështetje brezit të ri të politikanëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Mehmeti i ka uruar fitoren Kryeministrit të ri të Shqipërisë, z. Edi Rama, me shpresën se do të mbështesë kauzat modernizuese të të gjithë shqiptarëve.

 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here