Mehmet Kraja riboton katër romane

Mehmet Kraja riboton katër romane

Akademiku Mehmet Kraja së fundmi ka risjell në treg katër romanet e tij të ribotuara nga shtëpia botuese “Onufri”. “Im atë donte Adolfin” (2005), “Selvitë e Tivarit” (2007), “Edhe të çmendurit fluturojnë” (2004) dhe “Hotel Arbëria” (2010), janë romanet që autori promovoi në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në këtë provomivim morën

Akademiku Mehmet Kraja së fundmi ka risjell në treg katër romanet e tij të ribotuara nga shtëpia botuese “Onufri”.

“Im atë donte Adolfin” (2005), “Selvitë e Tivarit” (2007), “Edhe të çmendurit fluturojnë” (2004) dhe “Hotel Arbëria” (2010), janë romanet që autori promovoi në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Në këtë provomivim morën pjesë të shumë akademikëve kosovarë, letrarëve, kolegëve e shkrimtarëve, gjithashtu nuk mungoi edhe Bujar Hudhri nga shtëpia botuesve “Onufri”.

Sadik Bejko një nga të ftuarit në këtë promovim u shpreh i gëzuar për pjesmarrjen e tij në këtë eveniment.

“Mehmet Kraja është një personalitet i prozës shqiptare e në mënyrë të veçantë i prozës romanore, ai është një krijues i mirë i teksteve dhe njohës i mirë i tyre”, u shpreh Bejko.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar