Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Me Christian Panuccin, loja që të gjithë shqiptarët duan!

Me Christian Panuccin, loja që të gjithë shqiptarët duan!

0 Komentet 🕔12.01.2018 - 09:26

Nga: Riza TUFA

Christian Panucci duket se po e shpërblen besimin e  dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili zgjodhi italianin për stolin “Kuq e Zi”. Me këtë zgjedhje FSHF la pushim shumë kandidatë potencialë që ndoshta Kombëtarja i ka pasur ëndërr në kohët e hershme.

U bë trajner i Kombëtares Shqiptare pa pasur shumë eksperiencë. Eksperienca që i ka vlejtur më së shumti ka qenë periudha 2-vjeçare si asistent i Fabio Capellos në stolin e Rusisë. Po ashtu eksperienca jo shumë pozitive ka pasur edhe në drejtimin e ekipeve me nivel të ulët në Itali, si Ternana, Livorno, etj.

Edhe pse në hapat e para si trajner, Panucci ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, ku ka luajtur për ekipet më të mira europiane, si Milan, Inter, Real i Madridit dhe një periudhë të gjatë me Romën, ku ishte kapiteni i skuadrës.

Shumëkush nga ne mendonte se pasardhësi i De Biazit, qoftë italian apo jo, do të ruante po atë stil loje duke qenë se ai stil loje dha rezultate pozitive, duke e çuar Shqipërinë për herë të parë në një kompeticion madhështor si EURO 2016.

Por ja që Panucci i befasoi të gjithë, edhe pse italian, edhe pse gjithë karrierën e tij ka luajtur si mbrojtës, edhe pse stili i lojës nga bashkëkombësi i tij solli rezultate historike, ai mori përsipër të ndryshonte atë stil loje, duke mos e parkuar më autobusin para portës, por duke bërë një lojë të hapur dhe sulmuese, shumë më të bukur për tu parë.

Këtë e vërtetuan ndeshjet në grup kundër Spanjës, Italisë, Maqedonisë, Lihtenshteinit, por qershia mbi tortë që mbylli edhe këtë vitin 2017 mjaft pozitiv ku u renditëm në vendin e 3-të pas Spanjës dhe Italisë, ishte ndeshja miqësore kundër Turqisë, ku Kombëtarja jonë fitoi 3-2. Por, kjo fitore erdhi me një lojë që ndoshta 5 apo 10 vitet e fundit nuk e kemi parë. Kjo fitore i merr vlerat edhe më shumë, pasi skuadra luajti me 10 lojtarë për 45 minuta, ku arriti të shënonte edhe golin e 3-të.

Trajner i ri solli prurje të reja në Kombëtare, si mbrojtësit Memolla e Balliu dhe mesfushorët Qaka e  Ajdareviç. Por ndoshta gjetja e trajnerit ka qenë besimi që i dha djaloshit të ri Eros Grezda, i cili ka qenë një nga sulmuesit më të rrezikshëm në ndeshjet e fundit ku ka luajtur. Një lojtar shumë i shpejtë në krah, shumë i vështirë për tu markuar në situata një kundër një dhe godet mjaft mirë me të dyja këmbët.

Christian Panucci duket se është gati duke ecur akoma edhe më me shumë besim drejt objektivit kryesor që i është vënë, EURO 2020, ku shanset janë të mëdha dhe tashmë nuk konsiderohet më një ëndërr.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr