Me çfarë vaji duhet të gatuani?

Me çfarë vaji duhet të gatuani?

  Vaj ulliri? Vaj luledielli? Vaj misri? Nëse nuk e dini se çfarë kërkoni, marketi do t’jua ngatërroj edhe më shumë mendjen. Vaji me të cilin gatuani është një ndër elementet kryesorë  të një gatimi të shijshëm. Në zgjedhjen  e vajit duhet të keni kujdes dy gjëra: shijen dhe temperaturën e pjekjes. Disa gatime janë

 

Vaj ulliri? Vaj luledielli? Vaj misri?

Nëse nuk e dini se çfarë kërkoni, marketi do t’jua ngatërroj edhe më shumë mendjen.

Vaji me të cilin gatuani është një ndër elementet kryesorë  të një gatimi të shijshëm.

Në zgjedhjen  e vajit duhet të keni kujdes dy gjëra: shijen dhe temperaturën e pjekjes. Disa gatime janë më të ndjeshme ndaj aromës së vajit. Nëse parapëlqeni ushqime që të ndjehet aroma e vajit zgjidhni vaj me ngjyrë më të zënë. Nëse ushqimi që do gatuani do të jetë i skuqur vendosni temperaturë pjekje më të lartë.

Nëse përzgjidhni vajin bimor duhet të keni kujdes me temperaturat e larta sepse mund të prishet shija dhe thjeshtësia e ushqimit.

Vaji i ullirit

Shumë amvisa preferojnë vajin e ullirit dhe kjo vjen nga vlerat e larta ushqyese që ky vaj ka.Vaji i ullirit prodhohet nga ulliri.Më i dobishmi nga vaji i ullirit është vaji i cili nuk preket nga asnjë lloj përpunimi. Aciditeti është i ulët, për njerëzit që nuk janë mësuar mund të jetë pak e rëndë, por ky është vaj ulliri i vërtetë.

Vaj lajthie

Vaji i lajthisë njihet si vaj i lehtë dhe me ngjyrë të hapur. Është vaji i duhur për gatimet që duan shumë nxehtësi. Ka vlera të larta shendetësore.

Ndër të tjera mund të përmendim dhe vajra të cilët nuk përdoren për gatim por për t’i dhënë ushqimit një shije tjetër.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar