Mbyllja e tregut, tregtarët përlasen me policinë

0

Tregtarët tek ish-Uzina Dinamo janë përplasur sot në mëngjes me forcat e policisë mbi vendimin e Task Forcës për mbylljen e tregut për shkak të kushteve të këqija higjeno-sanitare.

Tregtarët kanë bllokuar hyrjen e tregut, duke vendosur aty kazanë plehrash, ndërkohë që policia ka ndërhyrë për të mos lejuar bllokimin e rrugës.

Protestuesit kanë lëshuar thirrjet “Duam bukë”, “Policia është me ne”, “Poshtë Prefekti”, etj. dhe kanë kërkuar takim me Prefektin Sadi Vorpsi, kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ata  thanë së ky treg ka me qindra të punësuar të cilët do ta kenë shumë të vështirë të sistemohen në vende pune diku tjetër.

Tregtarët kërkuan një komision për verifikimin e kushteve në tregun e ish-uzinës Dinamo.

/Arjola Hajdini/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here