Mbyllet Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit

Mbyllet Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka vendosur për mbylljen e Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit. Pas një kontrolli mbi licencimin, hetuesit policorë dhe inspektorët e arsimit të lartë kanë zbuluar se ky universitet nuk ishte i licencuar.  Sipas Policisë së Kosovës, Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit nuk ka qenë i akredituar që nga viti

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka vendosur për mbylljen e Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit. Pas një kontrolli mbi licencimin, hetuesit policorë dhe inspektorët e arsimit të lartë kanë zbuluar se ky universitet nuk ishte i licencuar.  Sipas Policisë së Kosovës, Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit nuk ka qenë i akredituar që nga viti 2010, ndërkaq që ka bërë regjistrimin e  72 studentëve për studime bachelor dhe master.

Të gjithë studentët janë mashtruar dhe janë detyruar që t’i vijojnë studimet në Strugë të Maqedonisë apo edhe në Shqipëri. Shuma e parave të dhëna nga studentët që kanë qenë të regjistruar në këtë universitet arrin në 255 400 euro, para këto të kundraligjshme.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrim” dhe “shmangie nga tatimi”. I dyshuari D. G. është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme hetimore.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar