Mbyllet përfundimisht në gjykatat shqiptare cështja “Gërdeci”

Mbyllet përfundimisht në gjykatat shqiptare cështja “Gërdeci”

Procesi gjyqësor ndaj 28 personave të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit ka mbyllur ciklin e tij ne gjykatat shqiptare. Organi i akuzës deklaroi dje se nuk ka më hapësirë ligjore për të kryer veprime të mëtejshme. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se ende nuk janë njohur me vendimin e Gjykatës së Lartë në letër,

Procesi gjyqësor ndaj 28 personave të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit ka mbyllur ciklin e tij ne gjykatat shqiptare. Organi i akuzës deklaroi dje se nuk ka më hapësirë ligjore për të kryer veprime të mëtejshme.

Burime të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se ende nuk janë njohur me vendimin e Gjykatës së Lartë në letër, ndonëse është konfirmuar mospranimi i rekursit të bërë nga organi i akuzës. Përfaqësuesi i Prokurorisë bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e dhënë në Gjykatën e Apelit ndaj 28 të pandehurve dhe personit juridik “Albademil”, në cilësinë e kompanisë që kryente demontimin e fishekëve në Gërdec.

Gjykata e Faktit dhe Apeli rrëzuan akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj të pandehurve kryesorë për “vrasje në rrethana cilësuese”. Pikërisht me kërkesën që kjo akuzë të lihej në fuqi dhe mbi këtë vepër penale të jepeshin dënimet, Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në vendimin e saj të datës 12 shkurt 2013, Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimi i Prokurorisë për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” për katër nga të pandehurit e dosjes nuk qëndronte.

“Gjykata e Apelit Tiranë çmon se humbja tragjike e jetëve objekt akuze, është pasojë, pikërisht e shkeljes të rregullave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë publike dhe jetës e shëndetit të njerëzve, të mbrojtura në mënyrë të posaçme nga ligji material penal”, u shpreh Gjykata e Apelit.

Në kushtet e mospranimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, vendimi i dhënë nga gjyqtarët e Apelit Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri  bëhet i zbatueshëm në mënyrë përfundimtare.

Denimet e Apelit ne fuqi

Ylli Pinari 10 vjet heqje lirie
Sokol Ngjeçi 10 vjet heqje lirie
Dritan Minxholli 12 vjet heqje lirie
Mihal Delijorgji 6 vjet 7 muaj heqje lirie
Ardian Mullahi I pafajshëm
Shkëlzen Madani 3 vjet 300 mijë lekë gjobë
Dashnor Çaushi 3 vjet heqje lirie
Armand Tartari 1 vit heqje lirie
Luan Hoxha 5 vjet heqje lirie
Agim Lala I pafajshëm
Hilmi Laçaj 3 vjet heqje lirie (pezullohet)
Ndue Marku 1 vit heqje lirie
Shpëtim Spahiu I pafajshëm
Zija Bahja 3 vjet heqje lirie (pezullohet)
Agim Babameto 1 vit heqje lirie (pezullohet)
Rezart Tërshana 1 vit heqje lirie (pezullohet)
Besnik Dauti 3 vjet heqje lirie (pezullohet)
Fatbardh Kuçi 1 vit heqje lirie
Gëzim Oshafi 3 vjet heqje lirie
Jorgo Mino 3 vjet heqje lirie
Denis Hajdari 1 vit heqje lirie
Fari Toska 3 vjet heqje lirie
Zenun Fero 3 vjet heqje lirie
Hysni Çoçka 3 vjet heqje lirie
Adriatik Mema I pafajshëm
Juliana Margariti E pafajshme
Lavdi Shatro Kalimin e akteve në Prokurori
Fiqiret Mato I pafajshëm
ALBADEMIL shpk 16.7 milionë lekë gjobë

/Elta Liksenaj/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar