Mbyll sytë artisti Skënder Sallaku

Artisti i Popullit, Skënder Sallaku, ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 79-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Skënder Sallaku ka një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai mbante edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj. I lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë,

Artisti i Popullit, Skënder Sallaku, ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 79-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Skënder Sallaku ka një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai mbante edhe titullin ”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj.

I lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë, ai ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në Cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

Ai ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj. Gjatë karrierës së tij numëron shume role në estradë dhe cirk, si dhe u shfaq edhe si autor skeçesh e parodish. Gjithashtu Sallaku njihej dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike.

/Objektiv.al/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar