Mblidhet KKT-ja, pritet të miratohet plani për TAP-in

Mblidhet KKT-ja, pritet të miratohet plani për TAP-in

Mblidhet  Këshillit Kombëtar të Territorit mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Barisha ku pritet të miratohet plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TAP. Ky është dokumenti final i autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton gazsjellësin TAP. Kryeministri Berisha vlerësoi miratimin e projektit TAP i cili sipas tij do t`i japë zgjidhje përfundimtare problemeve energjitike të Shqipërisë. “Siç

Mblidhet  Këshillit Kombëtar të Territorit mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Barisha ku pritet të miratohet plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TAP. Ky është dokumenti final i autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton gazsjellësin TAP.

Kryeministri Berisha vlerësoi miratimin e projektit TAP i cili sipas tij do t`i japë zgjidhje përfundimtare problemeve energjitike të Shqipërisë.

“Siç është bërë e njohur gazësjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar.  Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen”,  njoftoi  Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se në pritje të burimit të gazit, TAP është tani burimin më real, më i mundshëm, më i prekshëm i gazit. Ai tha se TAP fillon  ndërtimin vitin e ardhshëm, përfundon në 2018 dhe në 2019-n Shqipëria merr gazin e parë.

“Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria” njoftoi kryeministri.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar