“Mbledhja në Prizren, mesazh për një rajon pa kufij”

Kryeministri Hashim Thaçi e cilëson ngjarje historike mbledhjen që pritet të mbahet nesër në Prizren mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. “Takimi i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është një ngjarje historike, padrejtësisht ndodh për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët

Kryeministri Hashim Thaçi e cilëson ngjarje historike mbledhjen që pritet të mbahet nesër në Prizren mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Takimi i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është një ngjarje historike, padrejtësisht ndodh për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizionin euroatlantik”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar.

”Jo rastësisht po mblidhemi në Prizren, qytetin e historisë dhe të së ardhmes, qytetin e tolerancës dhe të bashkëjetesës. Takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë. Mesazhin e rajonit me kufij të hapur, pa barriera të së kaluarës”, shprehet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar