Mbipesha tek meshkujt shkurton jetën me 8 vjet

Mbipesha tek meshkujt  shkurton jetën me 8 vjet

Mbipesha para moshës 20 vjeçare tek meshkujt, ndikon që të jetojnë tetë vjet më pak se moshatarët e tyre me peshë trupore ideale. Kështu tregojnë studimet daneze, të cilat konsiderojnë se mbipesha zakonisht paraqitet para se njerëzit të mbushin 20 vjet, dhe se shumica e meshkujve pas kësaj moshe kanë pak gjasa për t’u bërë obezë.

Mbipesha para moshës 20 vjeçare tek meshkujt, ndikon që të jetojnë tetë vjet më pak se moshatarët e tyre me peshë trupore ideale.

Kështu tregojnë studimet daneze, të cilat konsiderojnë se mbipesha zakonisht paraqitet para se njerëzit të mbushin 20 vjet, dhe se shumica e meshkujve pas kësaj moshe kanë pak gjasa për t’u bërë obezë.

Në hulumtimin që kanë marrë pjesë 5000 pjesëmarrës të moshës nga 20 deri në 80 vjet, ka rezultuar që çdo rritje e indeksit të masës trupore për një, kur ai është mbi 25 për një person, sjell 10% rritje të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Indeksi i masës trupore në vlerën 25 llogaritet si kufi i sipërm i masës ideale trupore.  Ndërsa, shkencëtarët shtojnë se gjatë llogaritjes së rrezikut për vdekje të hershme, janë marrë parasysh edhe faktorë te  tjerë si duhanpirja, alkooli dhe mënyra e të jetuarit.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar