Mbikqyrje ndaj ndërtimeve pa leje, Rama: Brenda 30 ditëve INUK nën varësinë e MB

0

Kryeministri Edi Rama ka premtuar dhënien fund të ndërtimeve pa leje dhe shkrirjen e INUK brenda 30 ditësh duke e kthyer atë në një strukturë të plotë të Ministrisë së Brendshme.

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme, Rama u është shprehur forçave blu për t’i dhënë rëndësinë e duhur krimit mjedisor si dhe të çdo lloj krimi tjetër që parashikohet në kodin penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë deklaratës së tij Rama tha se Inspektoriati do të shkrihet brenda 30 ditëve dhe burimet njerëzore do të kthehen në funksion të Poliçisë së Shtetit, që do të merret me këtë problematikë.

“Ka nje faktor shumë të rëndësishëm që nuk është marrë ende në konsideratë, me përpjekjen e përbashkët si qeveri, por edhe me përpjekjen e re të Poliçisë së Shtetit për ta nxjerrë vendin nga shëmtimi. Pasuria më e madhe e vendit është bukuria e saj dhe goditja më e rëndë që i bëhet pasurisë vjen nga krimi mjedisor, synimi ynë strategjik është të kalojmë nga një zhvillim i paqëndrueshëm, kaotik i territorit, në një zhvillim të qëndrueshëm duke pasur parasysh se kapitali tjetër pas atij njerëzor është pikërisht territori, bukuria, larmia dhe gjithë pasuritë që ky territori ka dhe ofron.” u shpreh Rama gjatë takimit me drejtuesit e poliçisë.

Nga ana tjetër Ministri i Brendëshm, Sajmir Tahiri u ka kërkuar drejtuesve të poliçisë të jenë të kujdesshëm për këtë përgjegjësi shumë të madhe për të pasur nën kontroll zonat që kanë nën mbikqyrje.

/Objektiv.al/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here