Mbi 2500 gjuhë në zhdukje

Mbi 2500 gjuhë në zhdukje

Instituti Smithsonian njofton se mbi 2 mijë e 500 gjuhë do të zhduken deri në fund të këtij shekulli dhe për këtë arsye Smithsonian, që është muzeu dhe qendra më e madhe studimore në botë, i kushtoi një vëmendje të veçantë këtyre gjuhëve në Festivalin e vet vjetor Folklorik. Përfaqësuesit e gjuhëve të ndryshme përdorën

Instituti Smithsonian njofton se mbi 2 mijë e 500 gjuhë do të zhduken deri në fund të këtij shekulli dhe për këtë arsye Smithsonian, që është muzeu dhe qendra më e madhe studimore në botë, i kushtoi një vëmendje të veçantë këtyre gjuhëve në Festivalin e vet vjetor Folklorik.

Përfaqësuesit e gjuhëve të ndryshme përdorën forma të larmishme arti për t’u shprehur në gjuhët e tyre, përfshirë muzikën ritmike të gjuhës Quechua të Amerikës së Jugut …të kënduarin e veçantë të gjuhës Tuvan në Siberi…dhe vallëzimin e veçantë të gjuhës havajane. Aaron Sala është një nga muzikantët e gjuhës në zhdukje të Havait.

“Është një përvojë e mrekullueshme që të njohim kultura të tjera që po punojnë për të ruajtur mbijetesën dhe zhvillimin e gjuhëve të tyre”.

Por përfaqësuesit e këtyre kulturave nuk po përpiqen vetëm të stimulojnë shqisën e dëgjimit. Përveç muzikës, festivali ekspozon shumë objekte artizanale autentike, si për shembull një mulli që bluan orizin.

Elisabeth Ostler nga Merilendi thotë se festivali me objektet e artit dhe muzikën u jep mundësi amerikanëve që të mësojnë për kulturat e ndryshme botërore.

“Në përgjithësi ne jemi të izoluar nga kulturat e tjera. Kemi kaq shumë gjëra që mund të vlerësojmë”.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar