Mbi 200 kamiona me mallra vinë nga Serbia në Kosovë

0

Mallrat që vinë nga Serbia janë të shumta në shportat e qytetarve Kosovarë, por që këto mallrat që vinë duhet që në pikën kufitare  të paguajnë të gjitha tatimet që janë të nevojshme. Mbi 200 kamionë me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë për vetëm dy ditë përmes pikëkalimeve në Jarinjë dhe Bërnjak, që kur edhe kanë filluar të mblidhen të hyrat doganore në këto dy pika në veri.

 

kamionet-e-kosoves-dogana

Dogana ka planifikuar që nga lëvizjet e shum,ta të mbledhë 18 milionë euro në vit. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se mallrat e hyra përmes pikëkalimeve në veri janë zhdoganuar kryesisht në terminalin e Mitrovicës.

“Numri total i kamionëve të cilët kanë hyrë përmes këtyre dy pikëkalimeve është mbi 200 dërgesa. Kryesisht kamionët të cilët hyjnë në këto dy pika janë të destinuar për në terminalin në Mitrovicë, kurse afër 35 dërgesa ishin të destinuar në pjesën veriore kryesisht me mallra si bukë, qumësht etj., por ka pasur edhe dy eksporte të kompanive kosovare”, ka thënë Stavileci.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here