Mbetjet spitalore, rrezik për infeksione të rënda

Tiranë – Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik shprehen se pacientët dhe qytetarët e thjeshtë rrezikohen nga papastërtitë e ambienteve të spitalit, mbeturinat e përhapura në mjedis dhe nga tymi i djegies së tyre. Specialisti i ISHP-së, Ben Luzati deklaron se nga mbetjet spitalore, tek të cilat bëjnë pjesë: pambuku me gjak, dorashkat, mbetjet e

Tiranë – Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik shprehen se pacientët dhe qytetarët e thjeshtë rrezikohen nga papastërtitë e ambienteve të spitalit, mbeturinat e përhapura në mjedis dhe nga tymi i djegies së tyre.

Specialisti i ISHP-së, Ben Luzati deklaron se nga mbetjet spitalore, tek të cilat bëjnë pjesë: pambuku me gjak, dorashkat, mbetjet e lëna në bidona etj, 10 për qind prej tyre janë shkaktarë të infeksioneve për sëmundje të ndryshme. Ai këshillon që këto mbetje të grumbullohen e të asgjësohen në vend të sigurte. Z. Luzati paralajmëron gjithashtu se nëse kjo gjë nuk realizohet, mbetjet spitalore përbëjnë rrezikshmëri të madhe për të gjithë qytetarët.

“Ky është një problem shumë serioz, sepse është burim infeksionesh me risk për shëndetin e njeriut, për shkak se nga kjo mund të shkaktojë sëmundje të tilla, si: HIV, AIDS, hepatitet A, B dhe C. Gjithashtu, sëmundje të tjera që mund të vijnë si pasojë e këtyre mbetjeve janë: infeksionet e veshit dhe të syrit, të cilat përfshijnë gjithë popullatën”, shprehet specialisti i ISHP-së.

Një ditë më parë inspektorët e mjedisit deklaruan se si pasojë e keqmenaxhimit të mbetjeve spitalore, u gjobitën 26 institucione shëndetësore, spitale publike e private. Për momentin masa e marrë për këto institucione është gjoba, por nëse nuk do të grumbullohen e asgjësohen në mënyrë të sigurte, atëherë do të kalohet deri në pezullim të aktivitetit. /Bronilda Dedja/

 

mbetje spitalore

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar