Mbahet konferenca “Ballkani në mes të Lindjes dhe Perëndimit”

Mbahet konferenca “Ballkani në mes të Lindjes dhe Perëndimit”

“Ballkani në mes të Lindjes dhe Perëndimit” ka qenë konferenca ndërkombëtare e mbajtur gjatë tre ditëve në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Në këtë konferencë morën pjesë rreth 500 studiues nga shtatë vendet e rajonit dhe u organizua në bashkpunim me partnerët e Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Balikiserit

“Ballkani në mes të Lindjes dhe Perëndimit” ka qenë konferenca ndërkombëtare e mbajtur gjatë tre ditëve në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 500 studiues nga shtatë vendet e rajonit dhe u organizua në bashkpunim me partnerët e Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Balikiserit dhe Universitetin Yalova.

Qëllimi kryesor i saj ishte prezantimi i disa punimeve kualitative shkencore nga Shkencat e Edukimit , shkencat Sociale, Teknologjia Informative, Kultura, Gjuha dhe Letërsia, Ekonomia, Juridiku, Shkencat Politike, Manaxhimi, Tregtia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Financat, Turizmi etj.

Një rëndësi tepër të veçantë gjatë konferencës iu dha edhe kulturës, ku theksi u vendos më shumë te folklori dhe traditat shqiptare.

Konferenca mund të cilësohet si një ngjarje e rëndësishme shkencore dhe akademike, pasi në thelb të saj ka mardhëniet e ballkanit me Lindjen dhe Perëndimin, temë e cila ka shfaqur shumë interes dhe nga të pranishmit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministri i Arsimit Ramë Buja, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songyl Ozan, si dhe përfaqësues nga vende të tjera të rajonit.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar