Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Mazhoranca rimerr shumicën në KQZ

Mazhoranca rimerr shumicën në KQZ

0 Komentet 🕔16.04.2013 - 13:55

Tiranë – Mazhoranca qeverisë rimerr shumicën e anëtarëve edhe në KQZ, pas votimit të zhvilluar ditën e hënë në Parlamentin e Shqipërisë.

Ilirian Muho në votimin e mbrëmshëm u shkarkua nga detyra si anëtar i KQZ-së. Arsyeja e shkarkimit lidhet me abuzimin për shkak të detyrës si prokuror i qarkut të Fierit në vitin 2003, ku ka lënë të lirë Aleksandër Kuqon, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Milanos.

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar falje për miratimin e dhënë që z. Muho të ishte anëtar i KQZ-së, duke u justifikuar se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje. “Diskutohet për një person që në kundërshtim me çdo rregull etike, nuk ka treguar që ka qenë i shkarkuar nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Prokurorëve. Unë kërkoj të falur që e votuam se nuk e dija. Bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij”, tha z. Berisha.

Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ngre pyetjen se pse kryeministri nuk ka bërë të njëjtën gjë më Arben Ristanin, të cilin e ka shkarkuar në kohën kur ishte president. “Sa i përket shitjes së moralit , para se të na shesësh moral, përgjigju pyetjes, Arben Ristani, kreu i KQZ dhe sot zv. ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti yt si president dhe i dënuar dhe me vendim gjykate dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ-së, për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv.ministër për të vjedhur zgjedhjet?”, iu drejtua z. Ruçi kryeministrit Berisha.

Në momentin kur u hap votimi deputetët socialistë braktisën sallën, por këtë gjë nuk e bënë deputetët Islami, Kadeli, Dogjani dhe Prifti, çka i revoltoi tej mase socialistët, që u munduan të shmangnin pjesëmarrjen e tyre në votim. U desh ndërhyrja e gardës që situata të normalizohej dhe votimi të vazhdonte.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet ambasadorit të tyre në Tiranë, Aleksandër Arvizu, reaguan menjëherë pas votimit. “Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një veprim apo një vendim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA-të dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo sepse synimi këtu, objektivi ynë, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëj me rezultatin”, deklaroi ambasadori amerikan. /Osman Stafa/

 

kuvendi

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
14°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Overcast
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr