Mazhoranca akuzon Presidentin: Është i politizuar

Partia Socialiste shpreh keqardhje për reagimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, lidhur me votimin e dy dekreteve për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar këtë një pozicionim qartësisht politik. Deputetja Ermonela Felaj theksoi se e gjithë procedura e ndjekur nga Kuvendi në shqyrtimin e dekreteve për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është

Partia Socialiste shpreh keqardhje për reagimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, lidhur me votimin e dy dekreteve për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar këtë një pozicionim qartësisht politik.

Deputetja Ermonela Felaj theksoi se e gjithë procedura e ndjekur nga Kuvendi në shqyrtimin e dekreteve për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Është rast i paprecedent,  kur një President i Republikës përmes një deklarate të politizuar vë në diskutim vendimmarrjen e Kuvendit, i cili si i vetmi përfaqësues i vullnetit të popullit, është në ushtrim të plotë të së drejtës kushtetuese që të japë pëlqimin, ose të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës”, tha znj. Felaj në një deklaratë për shtyp.

Presidenti Nishani reagoi të shtunën lidhur me refuzimin nga Kuvendi të dy dekreteve të tij për anëtarët në Gjykatën e Lartë. “Me propozimin e Komisionit të Ligjeve dhe votat e Shumicës Qeverisëse, Parlamenti refuzoi dy kandidaturat e propozuara me dekret Presidencial për në Gjykatën e Lartë dhe arsyeja e sjellë nga ai Komision sipas të cilit dy kandidatët nuk plotësonin kushtin për të pasur formim specifik në të drejtën administrative, është një gjykim i thjeshtëzuar, një arsyetim i pabazuar, një justifikim i sforcuar”, deklaroi Presidenti Nishani.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar