Mavraj zyrtarizohet sot tek Lacio

Mavraj zyrtarizohet sot tek Lacio

Mbrojtësi luftarak i përfaqësueses sonë Mërgim Mavraj pritet të zyrtarizojë sot transferimin tek Lacio. Vetë lojtari ka bërë të ditur dy ditë më parë se do të firmoste për klubin “çeleste”. Sipas mediave Italiane, pritet që ditën e sotme drejtuesit e dy klubeve, të Lacios dhe klubit gjerman Grojter Fyrth, do të ulen për të

Mbrojtësi luftarak i përfaqësueses sonë Mërgim Mavraj pritet të zyrtarizojë sot transferimin tek Lacio. Vetë lojtari ka bërë të ditur dy ditë më parë se do të firmoste për klubin “çeleste”.

Sipas mediave Italiane, pritet që ditën e sotme drejtuesit e dy klubeve, të Lacios dhe klubit gjerman Grojter Fyrth, do të ulen për të zyrtarizuar kontratën. Klubi gjerman do të përfitojë dy milionë euro nga Lacio për shërbimet e Mavrajt.

Mavraj ka thënë se kalimi tek Lacio është një hap i madh në karrierën e tij, ndërsa kapiteni i përfaqsueses shqiptare, njëkohësisht edhe pjesë e skuadrës bardhekaltër, Lorik Cana, ka konfirmuar në “twitter” se Mavraj është pjesë e Lacios.

Megjithatë sot do të përfundojë gjithçka.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar