Maturantët, të ndërpresin kurset private

Maturantët, të ndërpresin kurset private

Pasnesër është dita e fundit e shkollës për 42 mijë matuarantë në vendin tonë, të cilët do t’u nënshtohen provimeve të maturës shtetërore. Provimi i parë do të zhvillohet në datën 31 maj në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. “Nxënësit do të kenë mundësi që pas datës 26 maj të nisin konsultimet pa pagesë nëpër

Pasnesër është dita e fundit e shkollës për 42 mijë matuarantë në vendin tonë, të cilët do t’u nënshtohen provimeve të maturës shtetërore. Provimi i parë do të zhvillohet në datën 31 maj në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

“Nxënësit do të kenë mundësi që pas datës 26 maj të nisin konsultimet pa pagesë nëpër shkolla. Ato do të bëhen sipas një kalendari të posaçëm”, sqarojnë specialistët e MASH për gazetën Panorama.

Sipas tyre, maturantët do të ndihmohen nga mësuesit për paqartësitë e pyetjeve të mundshme sa i përket provimeve. Pjesa më e madhe e maturantëve zhvillojnë kurse private me mësuesit e lëndëve, gjë e cila është e palejueshme.

“Mësuesit të japin shpjegime dhe orientime por pa pagesë”, u shprehën specialistët.

Teza e provimit të Letërsisë edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive nga veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit kanë dhënë me detaje skemën e pyetjeve që do të përmbajë testi dhe temat përgatitore që duhet të mësojnë nxënësit.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar