Maturantët gati për provimet e Maturës Shtetërore

Maturantët gati për provimet e Maturës Shtetërore

Maturantët kanë përfunduar me 3 maj provimet parapërgatitore të Maturës Shtetërore. Para provimeve përfundimtare të maturës, gjimnazistët testohen nga specialistë të arsimit me një paraprovim në përshtatje me atë  të Maturës Shtetërore. Ky provim bëhet për të testuar njohuritë e marra gjatë 4 viteve, por mbi të gjitha bëhet një lloj parapërgatitje për provimin përfundimtar.

Maturantët kanë përfunduar me 3 maj provimet parapërgatitore të Maturës Shtetërore. Para provimeve përfundimtare të maturës, gjimnazistët testohen nga specialistë të arsimit me një paraprovim në përshtatje me atë  të Maturës Shtetërore.

Ky provim bëhet për të testuar njohuritë e marra gjatë 4 viteve, por mbi të gjitha bëhet një lloj parapërgatitje për provimin përfundimtar. Gjatë këtij testi nxënësit kanë hasur vështirësi në lëndën e letërsisë, ku nuk kishin njohuri mbi disa vepra, të cilat nuk i kishin trajtuar në orët e mësimit.

Një paqartësi tjetër ishte në lidhje me termat dhe çështjet që nuk kishin prekur më parë. Pavarësisht këtyre vështirësive, testi është hartuar në një nivel mesatar dhe që mund të plotësohet nga një pjesë e madhe e maturantëve.

Testet do të vlerësohen nga Ministria Arsimore dhe duke marrë parasysh rezultatet e marra do të përcaktohet dhe niveli vështirësisë në testin përfundimtar të Maturës Shtetërore. Ndërkohë, pritet që maturantët t’i nënshtrohen provimit të parë më 30 maj në lëndën e Letërsisë.

 /Erta Troci/

 

 

.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar