Maturantët, plotësimi i formularit A2 pas 20 korrikut

Maturantët, plotësimi i formularit A2 pas 20 korrikut

 Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se Formulari A2 do të nisë të plotësohet nga maturantët pas datës 20 korrik, ato do të kenë 10 ditë kohë për ta plotësuar. Në ndryshim nga vitet e tjera, do të jenë vetë shkollat që do të hedhin në sistemin online mesataret e çdo maturanti, si dhe

 Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se Formulari A2 do të nisë të plotësohet nga maturantët pas datës 20 korrik, ato do të kenë 10 ditë kohë për ta plotësuar.

Në ndryshim nga vitet e tjera, do të jenë vetë shkollat që do të hedhin në sistemin online mesataret e çdo maturanti, si dhe të dhëna të tjera, të cilat më pas do të përpunohen nga AKP-ja.

Përveç maturantëve, të cilët kanë marrë nota kaluese në provime, A2-shin do të mund ta plotësojnë edhe ata kandidatë që kanë vendosur të ndjekin jashtë vendit studimet e larta. “Janë rreth 6000 maturantë, të cilët, sipas të dhënave që ne kemi, do të ndjekin jashtë vendit studimet
ndërkohë formati i formularit A2 është drejt përfundimit dhe pritet të publikohet të mërkurën.

“Këtë vit janë shtuar rreth 25 programe të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 328. Mes këtyre degëve kandidatët do të kenë mundësi të zgjedhin 10 të preferuarat”, thotë Harizaj.

Maturantët do të shpallen fitues vetën në një prej 10 preferencave që kanë caktuar. Edhe këtë vit do të zbatohet parimi i meritë-preferencës, sipas të cilit renditet i pari kush ka më shumë pikë dhe në varësi të pozicionimit që i ka bërë degës së preferuar. I pari duhet të jetë programi i studimit, ku gjasat janë më të larta për të fituar, i dyti ai që preferohet nëse kandidati nuk do të mund të fitojë në preferencën e parë e kështu me radhë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar