Maturantët e Kosovës nesër në provimin e parë të Maturës Shtetërore

0

Ditën e nesërme më  1 qershor 2013 do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për rreth 34 mijë maturantë të Kosovës. Në të 305 qendrat ku do zhvillohet provimi,  testimi do të fillojë në orën 10:00 dhe  do të zgjasë 180 minuta.

MASH ka njoftuar se për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar mbi 2500 administrues,dhe se të gjitha Qendrat e Testimit do të jenë të mbuluara me së paku 2 përfaqësues nga tri universitetet publike të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës do të jetë në gadishmëri të plotë në ndihmesë  të këtij procesi, duke siguruar transportin e testeve nga Ministria për në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe do të sigurojë këto qendra gjatë kohës së zhvillimit të testimit. Nxënësve nuk u lejohet që të kenë me vete gjë tjetër përvec stilolapsit dhe një shishe uji.

 

 

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here