Maturantët apelojnë rezultatet e provimit të letërsisë

Maturantët apelojnë rezultatet e provimit të letërsisë

Pas publikimit të  rezultateve te provimt të  parë  të  Maturës Shtetërore, nxënësit kanë  apeluar rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Shqetësuese për maturantët  është  mospërputhja e rezultatit me notat e marra gjatë  tre viteve të  shkollës së mesme. Shumica e nxënësve të shkëlqyer të cilët kanë marrë notën 10 për vite

Pas publikimit të  rezultateve te provimt të  parë  të  Maturës Shtetërore, nxënësit kanë  apeluar rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Shqetësuese për maturantët  është  mospërputhja e rezultatit me notat e marra gjatë  tre viteve të  shkollës së mesme. Shumica e nxënësve të shkëlqyer të cilët kanë marrë notën 10 për vite me radhë në lëndën e letërsisë, janë vlerësuar me notën 7 apo edhe 8 në disa raste.

Maturanët e shqetësuar kanë kundërshtuar këtë vendim pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve dhe Ministrisë së Arsimit për të marrë një sqarim më të hollësishëm.

Tre maturantë, të cilët përfunduan shkollën e mesme në gjimnazet e Tiranës, janë paraqitur për të denoncuar faktet pranë gazetës “Shqip”.

“Jemi të shqetësuar për një vlerësim të padrejtë që na është bërë. Rezultatet çdo vit kanë dalë pas provimit të dytë, këtë herën dolën një ditë para provimit. Kjo nuk na jep mundësinë për t’u mbledhur dhe për t’u organizuar. Është e palogjikshme dhe e pamundur që një nxënës i shkëlqyer, i cili ka marrë edhe bursë nga një universitet amerikan për esenë më të mirë, i vlerësuar me maksimumin e pikëve jashtë vendit të marrë notën 9, ashtu siç i ka ndodhur shokut tonë”, thanë maturantët.

Sipas rregullores së maturës  nuk do të ketë rikorrigjim të tezës nga e para apo ndryshim të notës së vlerësimit të bërë publike dy ditë më parë në sajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar