Matura Shtetërore, testohen pajisjet zhurmuese

Matura Shtetërore, testohen pajisjet zhurmuese

Ministria   e Arsimit dhe e Shkencave teston këtë  javë teknikisht pajisjet zhurmuese që do të përdoren në provimet e Maturës Shtetërore. Shefi i sektorit të monitorimit të cilësisë në ministrinë e arsimit, Ndriçim Mehmeti, me urdhër të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, do të zhvillojë një mbledhje me trajnimin e administratorëve të provimeve të maturës.

Ministria   e Arsimit dhe e Shkencave teston këtë  javë teknikisht pajisjet zhurmuese që do të përdoren në provimet e Maturës Shtetërore.

Shefi i sektorit të monitorimit të cilësisë në ministrinë e arsimit, Ndriçim Mehmeti, me urdhër të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, do të zhvillojë një mbledhje me trajnimin e administratorëve të provimeve të maturës.

“Kompania që i ka shitur zhurmuesit dhe detektorët Ministrisë së Arsimit ka respektuar së pari kriteret e parapërcaktuara nga MASH në udhëzimin e zhvillimit të procedurave të tenderit, por ka ofruar edhe çmim më të ulët krahasuar me fondin që ky institucion kishte planifikuar të akordonte për këtë shërbim 120 milion lekë. Mirëpo pajisjet nuk janë testuar ende për rrjedhojë në MASH është ngritur grupi i menaxhimit të kontratës që do të modifikojë parametrat që ofrojnë aparaturat në përputhje me pritshmërinë tonë. Ndërsa menjëherë pas kësaj do të nisë trajnimi I administratorëve kryesorë që janë persona me integritet dhe besueshmëri të lartë, konkretisht disa persona të shkollave të mesme të cilët shënojnë rezultate të larta në raportet e monitorimit të Maturës Shtetërore në vite”, shpjegon Mehmeti.

Ai komentoi se edhe pse pajisjet janë Brenda kritereve të duhura është parë e arsyeshme që ato të testohen një e nga një .

Zhurmuesit kanë si funksion bllokimin e valëve të telefonave celularë dhe testimi i tyre do të bëhet për të parë se sa është gjatësia e valëve që ai bllokon. Ndërsa detektorët, pajisje të cilat përdoren edhe në banka aeroporte dhe shërbejnë  për të identifikuar mjetet metalike apo te forta siç janë celularet, duke lëshuar një alarm.

Mehmeti theksoi se ky proces trajnimi është shumë i rëndësishëm dhe shërben për të mësuar përdorimin e këtyre pajisjeve në rast mosfunksionimi në ndonjë moment të caktuar. Ai shtoi se administratorët do të jenë në gatishmëri për gjithçka që të ndodhe si dhe do të jetë në dijeni të funksionimit të këtyre pajisjeve për të evituar çdo lloj “ngërçi”. Deri tani janë verifikuar se pajisjet janë në gjendje të mirë pune, pa defekte. Në rast të kundërt kundrejt kompanisë fituese të tenderit do të parashikohen penalitete.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar