Matura Shtetërore, 2 herë më shumë mbetës se vitin e kaluar

Matura Shtetërore, 2  herë më shumë mbetës se vitin e kaluar

Këtë vit provimet e Maturës Shtetërore janë mbyllur me 11 mijë katra. Në vitet e mëparshme numri i maturantëve që janë vlerësuar me notën katër ka qënë më i ulët se sa numri i këtij viti.  Këtë vit numri i maturantëve që nuk kanë marrë notë kaluese ka qënë pothuajse sa dyfishi i vitit 2012.

Këtë vit provimet e Maturës Shtetërore janë mbyllur me 11 mijë katra.

Në vitet e mëparshme numri i maturantëve që janë vlerësuar me notën katër ka qënë më i ulët se sa numri i këtij viti.  Këtë vit numri i maturantëve që nuk kanë marrë notë kaluese ka qënë pothuajse sa dyfishi i vitit 2012.

Në vitin 2010 janë marrë gjithsej 6 mijë karta , po aq edhe në vitin 2011. Ndërsa numri më i ulët i të rinjve që janë vlerësuar me notën katër ka qenë një vit më parë, 5 mijë të tilla.

Sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Fatmir Vejsiu kjo nuk do të thotë se ka pasur 11 mijë mbetës. “Këto provime u mbyllën me 11 mijë katra. Por kjo nuk do të thotë se ka pasur 11 mijë mbetës.
Pasi një person mund të ketë marrë katër në të katërta lëndët, pra të jetë mbetes në të katër lëndët. Mund të ketë maturantë që kanë marrë katër në tre lëndë, në dy lëndë ose mund të këtë marrë katër në një prej lëndëve të dhëna” shprehet Vejsiu.

Në provimet e maturës shtetërore këtë vit morën pjesë rreth 45 mijë të rinj. Në total, këtë vit gjatë procesit të maturës shtetërore janë vlerësuar me notën 4, rreth 11 mijë  gjimnazistë, të cilët përjashtohen nga gara për të  ndjekur studimet e larta.

 

/ Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar