Materazzi: Balotelli asnjëherë kaq i fortë

Ish-mbrojtësi i Inter dhe kombëtares italiane, Marco Materazzi, e ka komentuar kështu formën e jashtëzakonshme që po kalon sulmuesi i Milan, Mario Balotelli, i cili sapo ka ardhur në kampin kuqezi ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje: “Po tregon me të vërtetë se është shumë më i fortë nga ç’mund ta kishim imagjinuar. Ai

Ish-mbrojtësi i Inter dhe kombëtares italiane, Marco Materazzi, e ka komentuar kështu formën e jashtëzakonshme që po kalon sulmuesi i Milan, Mario Balotelli, i cili sapo ka ardhur në kampin kuqezi ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje: “Po tregon me të vërtetë se është shumë më i fortë nga ç’mund ta kishim imagjinuar. Ai po i shfrytëzon mjaft mirë të gjitha cilësitë teknike që ka. Për mendimin tim, është sulmuesi më i mirë që Italia ka për momentin. Nuk do ta kisha besuar kurrë se Balotelli do luante kaq mirë me Milanin”, ka deklaruar Materazzi.

Ish interisti ka folur edhe për momentin e mirë që po kalojnë kuqezinjtë në kampionat

“Me Balotellin, Milani e ka të sigurt të ardhmen. Por një meritë të veçantë për gjithçka të bukur që ka bërë deri tani në kampionat ka edhe Allegri. Tekniku livornez ka luftuar i vetëm kundër të gjithëve dhe në fund, falë punës së tij, ua ka mbyllur gojën kritikëve”, ka përfunduar ish mbrojtësi i Inter.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar