MASH: Nuk hiqet konkursi tek Arkitektura

MASH ka vendosur të mos e prishë traditën as vitin e ardhshëm akademik duke mos pranuar kërkesën e Universitetit Politeknik për të hequr konkursin në Arkitekturë.  Pak ditë më parë është firmosur udhëzimi që mban firmën e ministrit Tafaj. Në të përcaktohen rregullat për zhvillimin e konkurseve për disa degë të Arteve, Sporteve dhe Universitetit

MASH ka vendosur të mos e prishë traditën as vitin e ardhshëm akademik duke mos pranuar kërkesën e Universitetit Politeknik për të hequr konkursin në Arkitekturë.  Pak ditë më parë është firmosur udhëzimi që mban firmën e ministrit Tafaj.

Në të përcaktohen rregullat për zhvillimin e konkurseve për disa degë të Arteve, Sporteve dhe Universitetit Politeknik, si dhe datat e tyre.

“Pranimet do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe pikëve të fituara nga konkursi i pranimit”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në programet e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist”, rezultatet e shkollës se mesme (nota mesatare dhe provimet e maturës llogariten në masën 40%, ndërsa ato të konkursit të pranimit në masën 60%.

Datat e konkursit për dy degët do të jenë nga data 2 deri më 4 shtator. Këtë vit për herë të parë Arkitektura do të funksionojë si fakultet më vete, dhe jo si degë e Fakultetit të Inxhinierisë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar