MASH harton tekstet e reja

Këshilltari i ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi bën të ditur se pas përfundimit të hartimit, “tekstet do të përzgjidhen këtë muaj nga bordet e shkollave”. Këtë vit, sipas tij, ka risi në hartimin e teksteve të reja për disa gjuhë të huaja. “Ne kemi tekstet kryesisht të vitit të kaluar, ndërsa alternativa të reja do

Këshilltari i ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi bën të ditur se pas përfundimit të hartimit, “tekstet do të përzgjidhen këtë muaj nga bordet e shkollave”.

Këtë vit, sipas tij, ka risi në hartimin e teksteve të reja për disa gjuhë të huaja. “Ne kemi tekstet kryesisht të vitit të kaluar, ndërsa alternativa të reja do të kemi vetëm në lëndën e anglishtes dhe frëngjishtes”, thotë Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit. Kemi përgatitur katalogun e teksteve shkollore të këtij viti. Brenda kësaj jave do të bëjmë një mbledhje me të gjitha drejtoritë arsimore rajonale dhe do i sqarojmë në lidhje me përzgjedhjen e teksteve që fillon dhe mbaron në fund të muajit prill”.

Në fillim të muajit gusht shtëpitë botuese do të kryejnë botimin e teksteve. “Do të bëjmë përpjekje që të kemi dhe tekste të përkthyera, po këtu ka një sërë vështirësish si:  njehësimi i programit, sepse ato mund të jenë të ndryshme në shumë shtete, jo vetëm që nuk ka një program unik siç e ka shkolla jonë, por shkolla të ndryshme përdorin programe të ndryshme”, tha Kristiqi. Sistemi i sigurimit të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar, Altertekst-i, i nënshtrohet çdo vit përmirësimeve. Sipas ministrisë së Arsimit, ndryshimet në reformë vijnë si rrjedhojë e përmirësimit të mëtejshëm në përzgjedhjen e teksteve më të mira shkollore.

Tekstet alternative do të vazhdojnë të shtohen në tregun e librit shkollor, por do të jenë mësuesit ata që do të bëjnë përzgjedhjen e teksteve më të mira. Sistemi i sigurimit të teksteve shkollore nuk është më ai i para vitit 2006.  Reforma e tekstit shkollor e emëruar  “Altertekst”, e ka ‘zhveshur’ Ministrinë e Arsimit nga funksionet botuese të librit mësimor. Gjetja e autorëve, shtypshkronjat, shitja e teksteve, marrëveshjet për copyright-in e tyre, etj, janë detyra të botuesit.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar