MASH: Filloi regjistrimi për degët me konkurs

MASH: Filloi regjistrimi për degët me konkurs

Kandidatët që duan të ndjekin studimet në një nga shkollat e larta, ku përzgjedhja bëhet me konkurs, duhet të bëjnë regjistrimin pranë fakulteteve përkatëse. Konkurset e pranimit për këto universitete zhvillohen nga datat 2 deri në 6 shtator. Regjistrimet për këto konkurse fillojnë nesër më datë 16 gusht dhe afati i fundit është ora 12:00

Kandidatët që duan të ndjekin studimet në një nga shkollat e larta, ku përzgjedhja bëhet me konkurs, duhet të bëjnë regjistrimin pranë fakulteteve përkatëse.

Konkurset e pranimit për këto universitete zhvillohen nga datat 2 deri në 6 shtator.

Regjistrimet për këto konkurse fillojnë nesër më datë 16 gusht dhe afati i fundit është ora 12:00 e datës 27 gusht 2013. Kandidatët për t’u bërë pjesë e konkurseve veç se duhet t’i kenë përzgjedhur këto programe studimi në Formularin A2 që kanë plotësuar, i nënshtrohen edhe një tarife regjistrimi, e cila është e ndryshme në varësi të universiteteve përkatëse.

“Kandidatët që kanë kërkuar në Formularin A2, programet e studimit të cilat pranimet i kanë edhe me konkurs hyrës, si dhe kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit në këto programe studimi nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi dhe nga Lugina e Preshevës duhet të regjistrohen për zhvillimin e konkursit pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Periudha e regjistrimit të jetë datat 16 gusht deri në datën 27 gusht 2013”, – thuhet në udhëzimin e MASH.

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një prej këtyre universiteteve duhet që më parë të bëjnë pagesën e tarifës së regjistrimit për konkursin.

Universiteti i Arteve, Tiranë 
1.Fakulteti i Muzikës 2-6 shtator 2013
2.Fakulteti i Artit Skenik 2-6 shtator 2013
3.Fakulteti i Arteve Figurative 2-6 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Akademia e Arteve, Shkodër
1.Fakulteti i muzikës 2-6 shtator 2013
2.Fakulteti ia rteve figurative 2-6 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë
Konkurrimi për kandidatët e akademisë në Shkodër do bëhet në bashkëpunim me Universitetin e artevë në Tiranë në ambientet e këtij universiteti.

Universiteti Politeknik i Tiranës 
1.Arkitekturë 2-4 shtator 2013
2.Arkitetkurë(Urbanist) 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistirmit në konkurs 8 mijë lekë

Universiteti i Sporteve të Tiranës 
1.Shkencat e Lëvizjes 2-4 shtator 2013
2.Fushat e Veprimtarisë fizike të shëndetit dhe reklreacionit 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Universiteti i Shkodrës 
1.Edukim Fizik dhe sporte 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

Universiteti i Elbasanit 
1.Edukim Fizik dhe Sporte 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistirmit në konkurs 4 mijë lekë

Universiteti i Durrësit (FASTIP) 
1.Menaxhimi i Bankave 2-4 shtator 2013
2.Menaxhim Hoteleri-Turizëm 2-4 2013
3.Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2-4 shtator 2013
4.Multimedia dhe Teknologji Informacioni 2-4 shtator 2013
Tarifa e regjistrimit në konkurs 5 mijë lekë

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar