Masakra në Vlorë, policia pa të dyshuar

Masakra në Vlorë, policia pa të dyshuar

Policia e Vlorës ende nuk ka të dyshuar për masakrën e ndodhur dje në qytetin bregdetar në Zonënë e Ujit të Ftohtë. Hetimet janë përqendruar në dy pista: grindje e çastit ose hakmarrje, ndërsa janë vënë shpërblim 10 milionë lekë për këdo që ofron informacione për autorin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar përmes burimeve të

Policia e Vlorës ende nuk ka të dyshuar për masakrën e ndodhur dje në qytetin bregdetar në Zonënë e Ujit të Ftohtë. Hetimet janë përqendruar në dy pista: grindje e çastit ose hakmarrje, ndërsa janë vënë shpërblim 10 milionë lekë për këdo që ofron informacione për autorin e ngjarjes.

Policia ka konfirmuar përmes burimeve të sigurta se 34-vjeçari nga Fieri Sokol Isufaj ka qenë shënjestra dhe se dy viktimat e tjera kanë qenë aksidentale.

Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht autori i ngjarjes dhe 34-vjeçari kanë patur një debat në lokalin sipër plazhit. Por më pas Isufaj është kthyer në çadrën e tij, dhe pak minuta më vonë është dëgjuar breshëria e automatikut.

Autori është larguar më pas me shpejtësi me një makinë Land Rover. Policia e Vlorës ka ngritur patrulla në të gjithë zonën, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë po hetohet edhe jeta e 34 vjeçarit për të zbuluar nëse kishte ndonjë konflikt të hapur që mund të ketë sjellë edhe vrasjen e tij.

Tre persona janë vrarë më armë zjarri dje  rreth orës 16:00 të së djelës në një plazh privat në bregdetin e Vlorës duke shkaktuar panik tek pushuesit. Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Kalaja, pranë Ujit të Ftohtë ku një person ka hapur zjarr me kallashnikov dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.

Sipas policisë viktimat janë Sokol Isufaj nga Fieri, Diana Ademi, 53 vjeçe nga Vlora  si dhe  17-vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi të cilët janë dërguar në morgun e qytetit, pasi nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë marrë në pyetje disa persona të cilët ndodheshin në vendngjarje në momentin e krimit si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar