Masakër pasioni, katër të vrarë në Korçë

Bashkim Latollari, autori i masakrës së ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës mbrëmjen e së martës, ka rrëfyer përpara policisë shkaqet e krimit të tij. Gjatë dëshmisë së tij, vrasësi i katërfishtë ka thënë se shkak i vendimit ekstrem ishte bërë ndarja me Danielën, njëra prej viktimave me të cilën kishte pasur një lidhje intime,

Bashkim Latollari, autori i masakrës së ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës mbrëmjen e së martës, ka rrëfyer përpara policisë shkaqet e krimit të tij.

Gjatë dëshmisë së tij, vrasësi i katërfishtë ka thënë se shkak i vendimit ekstrem ishte bërë ndarja me Danielën, njëra prej viktimave me të cilën kishte pasur një lidhje intime, raporton “Top Channel”.

“Kisha një lidhje me Danielën. E doja, por ajo u nda nga unë, shkak ishin ndërhyrjet e çiftit të të moshuarve. Ata na ndanë pasi i mbushën mendjen  Danielës të mos qëndronte më me mua”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e 40-vjeçarit.

Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30 vjeç, u ekzekutuan me armë në banesën e tyre, pak minuta pas vrasjes së Valentina dhe Rexhep Metollarit, ky i fundit ishte edhe daja e viktimës Belimon.

Policia raporton se fillimisht, dyshohet të jenë qëlluar çifti Rexhep dhe Valentina Metollari, të dy viktimat 55-vjeçarë, që duket se janë gjetur vetëm nga autori i krimit.

Burimet i thanë “Top Channel” se autori i ngjarjes së rëndë pasi ka qëlluar ata ka ecur në këmbë gati 100 metra për në banesën e çiftit tjetër, Belimonit dhe Danielës. Edhe ata i ka vrarë me të njëjtën armë, të tipit pushkë 20 automatike.

Pas krimit, autori i katër vrasjeve është nisur drejt qendrës së fshatit, ku dhe ka qëndruar në një banesë, thotë policia. Për arrestimin e tij, mësohet se policia ka negociuar nëpërmjet kryeplakut, duke sjellë kështu edhe vetëdorëzimin e Bashkim Letollarit pa pasoja të tjera.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar