Martesa mbron zemrën

Martesa mbron zemrën

Një studim i bërë në Finlandë ka treguar se martesa minimizon rrezikun e vdekjes nga krizat e zemrës. Studimi në fjalë tregon se martesa minimizon rrezikun e infraktit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Pasi analizuan statusin shëndetësorë dhe civil të disa personave mbi moshën 35-vjeçarë në katër zona të Finlandës, shkencëtarët panë se rreziku

Një studim i bërë në Finlandë ka treguar se martesa minimizon rrezikun e vdekjes nga krizat e zemrës. Studimi në fjalë tregon se martesa minimizon rrezikun e infraktit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Pasi analizuan statusin shëndetësorë dhe civil të disa personave mbi moshën 35-vjeçarë në katër zona të Finlandës, shkencëtarët panë se rreziku i vdekjes nga infrakti tek gratë e martuara ishte 20%,  tek të divorcuarit 32% dhe tek beqarët 43%. Ndërsa tek meshkujt e martuar kjo shifër arrin në 26% tek të divorcuarit 42% dhe tek beqarët 51%.

“Martesa përbën një efekt mbrojtës veccanërrisht tek meshkujt dhe femrat e moshës së mesme”, U shpreh Dr. Aino lamintausta nga universiteti Turku.

Shkencëtarët gjithashtu pohuan se të martuarit zotërojnë shtëpi me një stil më të rregullt dhe të shëndetshëm, ndërsa beqarët janë më të çrregullt dhe hyjnë më shumë në depression

Studimi është publikuar në revistën “European Journal of Preventing Cardiology.”

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar