Martesa i bën mirë zemrës

Studimi në fjalë tregon se martesa minimizon rrezikun e infarktit si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. Pasi analizuan statusin shëndetësor dhe civil të disa personave mbi moshën 35-vjeçare në katër zona të Finlandës, shkencëtarët panë se rreziku i vekjes nga infarkti tek gratë ë martuara ishte 20 %, tek të divorcuarat 32 % dhe

Studimi në fjalë tregon se martesa minimizon rrezikun e infarktit si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt.

Pasi analizuan statusin shëndetësor dhe civil të disa personave mbi moshën 35-vjeçare në katër zona të Finlandës, shkencëtarët panë se rreziku i vekjes nga infarkti tek gratë ë martuara ishte 20 %, tek të divorcuarat 32 % dhe tek beqaret 43 %.

Ndërsa tek meshkujt e martuar kjo shifër arrin në 26 %, tek të divorcuarit 42 % dhe tek beqarët 51%.

“Martesa përbën një efekt mbrojtës veçanërisht tek meshkujt dhe femrat e moshës së mesme”, u shpreh Dr. Aino Lammintausta nga universiteti Turku.

Shkencëtarët gjithashtu pohuan se të martuarit zotërojnë shtëpi me një stil më të rregullt dhe të shëndetshëm ndërsa beqarët janë më të çrregullt dhe hyjnë më shumë në depresion.

Studimi është publikuar në revistën ”European Journal of Preventive Cardiology”.

/Start/Aisa Kokiçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar