Marrëveshja ekonomike Shqipëri – Kosovë

Nënshkruhet në Prizren gjatë mbledhjes së dy qeverive marrëveshja “Bashkëpunim në nxitjen dhe lehtësimin e Tregtisë”ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje synon të përcaktojë drejtimet kryesore, në të cilat të dyja palët do t’i përqendrojnë përpjekjet e përbashkëta me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave. “Marrëveshja përfshin, jo vetëm lehtësimin

Nënshkruhet në Prizren gjatë mbledhjes së dy qeverive marrëveshja “Bashkëpunim në nxitjen dhe lehtësimin e Tregtisë”ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje synon të përcaktojë drejtimet kryesore, në të cilat të dyja palët do t’i përqendrojnë përpjekjet e përbashkëta me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave.

“Marrëveshja përfshin, jo vetëm lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, por edhe lehtësimin e transitit të mallrave që janë të destinuara për Kosovë përmes Shqipërisë. Njëri prej shembujve që është marrë lidhur me rëndësinë e marrëveshjes, është që me rastin kur ne të zbatojmë plotësisht marrëveshjen, importet që janë të destinuara për Kosovë dhe vijnë nga porti i Durrësit, do të mund të kalojnë transitin nëpër Shqipëri, pa pasur nevojë për kontroll të dyfishtë edhe në Durrës edhe në Morinë. Importet mund ta përfundojnë këtë kontroll në një terminal doganor, qoftë në Morinë, apo Prishtinë, apo ku është destinuar malli, tha- zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë , Bernard Nikaj

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se dokumenti i nënshkruar në Prizren, më tepër është i natyrës teknike, se sa përmbajtje në strukturën apo cilësinë e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë Ibrahim Rexhepi, udhëheqës i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, STRAS, thotë se problemet gjatë shkëmbimeve tregtare qëndrojnë tek administrata, burokracia dhe procedurat e ndërlikuara. Prandaj, thotë ai, efektet e kësaj marrëveshjeje do të arrihen nëse tejkalohen këto probleme.

Në muajin mars të vitit të kaluar, Kosova dhe Shqipëria kishin nënshkruar një protokoll bashkëpunim ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Përveç këtij protokolli bashkëpunimi, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje në fusha të veçanta.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar