Marrëveshja e radhës me Serbinë, për telekomin dhe energjinë

Marrëveshja e radhës me Serbinë, për telekomin dhe energjinë

Marrëveshja për telekomin dhe energjinë pritet të mbledhë sërish në Bruksel delegacionet nga Kosova dhe Serbia. Kësaj radhe dy shtetet  duhet të intensifikojnë diskutimet rreth telekomit dhe energjisë, në mënyrë që deri më 15 qershor, diskutimet  të përmbyllen. Mësohet se delegacioni i Kosovës, do  të udhëhiqet nga zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri, si dhe  ekspertë të tjerë

Marrëveshja për telekomin dhe energjinë pritet të mbledhë sërish në Bruksel delegacionet nga Kosova dhe Serbia. Kësaj radhe dy shtetet  duhet të intensifikojnë diskutimet rreth telekomit dhe energjisë, në mënyrë që deri më 15 qershor, diskutimet  të përmbyllen.

Mësohet se delegacioni i Kosovës, do  të udhëhiqet nga zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri, si dhe  ekspertë të tjerë shoqërues, që do të diskutojë me kolegët nga Serbia. Burime dipomatike evropiane  kanë thënë për “Koha Ditore’’ se gjetja  e një zgjidhje për këto dy tema, vjen si kërkesë e natyrshme pas marrëveshjes zyrtare të 19 prillit.

Sipas disa diplomatëve  evropiane  palët kanë qenë edhe më parë “shumë afër” marrëveshjes, por pengesat kanë qenë politike, janë bërë shkak për mosarritjen e saj. Burimet diplomatike evropiane thonë se rreth telekomit marrëveshja është “pothuajse gati“ dhe ajo konsiston  në dhënien e një prefiksi ndërkombëtar për Kosovën, por që Kosova të lejojë një operator të telefonisë mobile nga Serbia të operojë në Kosovë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar