Marrëveshja 900 milionë euro, Siria blen raketat ruse

Marrëveshja 900 milionë euro, Siria blen raketat ruse

Sulmi i para disa ditëve i aviacionit izraelit ndaj objekteve ushtarake në Siri ka bërë që Presidenti i kundërshtuar nga pjesa më e madhe e botës, Bashar Al Asad të kthejë sytë nga aleati i tij kryesor, Rusia. Mediat flasin për një marrëveshje të re të nënshkruar midis Sirisë dhe Rusisë për blerjen e sistemit

Sulmi i para disa ditëve i aviacionit izraelit ndaj objekteve ushtarake në Siri ka bërë që Presidenti i kundërshtuar nga pjesa më e madhe e botës, Bashar Al Asad të kthejë sytë nga aleati i tij kryesor, Rusia.

Mediat flasin për një marrëveshje të re të nënshkruar midis Sirisë dhe Rusisë për blerjen e sistemit të avancuar të raketave tokë-ajër S 300. Raketat kanë një kapacitet të lartë mbrojtës kundër avionëve armiq duke shkaktuar shqetësim në Izrael.

Marrëveshja  parashikon blerjen e katër sistemeve të lëshimit si edhe 144 raketa tokë-ajër kundrejt një shume prej 900 milionë dollarëve. Dorëzimi i sistemeve nga Rusia pritet të fillojë brenda tre muajve, ndërsa kjo marrëveshje duket se ka nxehur më tepër situatën në Lindjen e Mesme.

Sistemi i raketave S 300 prodhohet në Rusi dhe është një ndër më të sofistikuarit për sa i përket mbrojtjes ajrore dhe nëse dorëzimi bëhet sipas parashikimeve, ato pritet të ndryshojnë ndjeshëm balancat në Lindjen e Mesme.

/Jonida Halili/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar